Deputeti Edi Paloka ka dalë i irrituar nga mbledhja e grupit parlamentar që po mbahet në selinë blu, ku akuzoi hapur Enkelejd Alibeajn se është duke ndjekur në PD axhendën që i ka lënë për ngarkim, Edi Rama, në kongresin e socialistëve.

I pyetur nga gazetarët, se pse nuk kanë vendosur për ta shkarkuar më herët Alibeajn, në rast se i kanë votat nga detyra e kreut  të grupit parlamentar, Paloka tha se kjo nuk ëshët bërë me qëllim që të mos nxitej fryma përçarëse brenda PD-së.

Edi Paloka:

Për fat të keq është një mbledhje grupi, që drejtohet nga një njeri që vijon me axhendën e Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen dhe e fillon mbledhjen e grupit, me axhendën e Edi Ramës, unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar.

Ka shkelur të gjitha parametrat, Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, njësoj si të gjithë funksionet e tjera. 

E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse, fakti që kemi pranuar Alibeajn është pikërisht për këtë arsye, për të tentuar për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Lulzim Basha. PDnë e drejton Komisioni i Rithemelimit.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re