Fjala e Gjiknurit para mediave: “I kthehemi të njëjtit debat që tashmë është ezauruar me orë të tëra ku kemi thënë që ne mund të marrim një model vendet e OSBE-ODIHR-it për listat e hapura. Kemi thënë që deri të enjten e të premten të ketë propozime për pragun kombëtar zgjedhor dhe afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.
Qëllimi i tyre është që ta vonojnë këtë proces. Nëse zvarritet është e pamundur që të bëjmë ndërhyrje në Kushtetutë. Kërkova që brenda 30 Shtatorit ky proces të mbyllet plotësisht. ODIHR-it nuk nund ti shkohet me opinione, por me drafte kur ka mungesë dakordësie. ODIHR-i nuk jep opinione për sistemin zgjedhor. Nuk mësova gjë se cfarë i kërkon PD ODIHR-it.”
Lajm në përditësim…
/faxweb
