Gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçarit, Rachid Muhamed i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Buna në Shkodër. Trupi i tij është gjetur nga polumbarët pas 24 orësh kërkimesh në lumë.

Ngjarja rëndë ndodhi pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Darragjat, ku shtetas i huaj me origjinë nga Maroku dhe me pasaportë franceze u mbyt në lumin Buna.  Ai kishte dalë bashkë me një shok dhe ishte futur të lahej në lumë. Por, pasi u fut në ujë, nuk mundi të dilte më. Ishte miku i tij ai që njoftoi policinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re