Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë për listat e deputetëve në zgjedhjet e 35 Prillit.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë dhe në Shkodër, në pjesën e sigurt fituese. Të dyja partitë që ata drejtojnë LZHK dhe PDK do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave.

I vetmi që duket se po heziton të firmosë me Bashën, është Fatmir Mediu, i cili kërkon disa vende të sigurta në listë, dhe jo vetëm emrin e tij.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re