Pala greke ka mbyllur portat edhe në Kakavijë pasi është përmbushur kuota për kalimin e 750 personave në territorin e tyre. Burime për Faxweb.al thonë se pritet për tu parë nëse do ketë negocim mes palëve për riçeljen e pikës gjatë orëve në vijim.

Drejtori i DVKM Gjirokastër Arben Joco foli para medieve duke thënë se nuk ka një njoftim se është mbyllur Kakavija, por janë në limit të numrit dhe pritet që të bien dakord me palën greke për të vijuar punën.

“Nga pala greke është vendosur edhe një limit, 750 persona, kritere që do vijojnë deri në një njoftim të dytë. E njëjta gjë është edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku limiti është 300 persona dhe aktualisht është pezulluar puna.

Presim nga pala greke për të mësuar se si do të vijojë. Aktualisht jemi në limite por nuk ka njoftim për mbyllje. Presim që të kemi njoftim nga pala greke për të vijuar punën pasi numri po arrin në limit”, tha Joco.
/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re