Është gjetur dhe trupi i pajetë i 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në Berat, në rrënojat e banesës që u përfshi nga flakët në orët e para pas mesnate.

Më herët ekipet e zjarrfikësve kishin nxjerrë nga rrënojat dhe truipin e babait të tij, Jani Vangjeli, 61-vjeç, i cili ishte i paralizuar.

Banesa e dy viktimave u shkrumbua totalisht si pasojë e zjarrit, ndërkohë që flakët përfshinë dhe tre banesa të tjera, me dëme të konsiderueshme, por pa pasoja në njerëz.

Ndërkohë që dyshohej se mund të kishte një viktimë të tretë i cili mund të ishte shoku i Mateos, por ai ishte larguar më herët nga shtëpia e tyre, thone burimet.

Fqinjët treguan më herët për Fax News edhe momentet kur ishin zgjuar si pasojë e asfiksisë.

“Nga ora 12 e dëgjuam ne, unë po mbytesha se kam alergji, më vjen djali mua dhe më thotë ”mami ça ke”, kur dalim ne në tarracë shohim zjarrin. Tek ajo shtëpia që u dogj jeton babai bashkë me të birin, thonë që ka qenë dhe shoku i djalit. Ata kishin bodrum dhe dyshohet se ka rënë dyshemeja, se ka qenë me dërrasa”, thanë fqinjët.

‘I ati është i paralizuar, kurse i biri pinte çik alkool, thonë se është edhe shoku i djalit, po se është se jo ne nuk e dimë’, dëshmon një tjetër fqinje./faxnews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re