Lënda eksplozive e vendosur në një zonë të banuar në qytetin e Vlorës ka plasur me shpërthim të komanduar pas tre orësh. Ishin forcat xheniere që kryen shpërthimin.

Mbetet ende e paqartë se cila është sasia e tritolit që shpërtheu. Rreth tre orë më parë, banorët e zonës njoftuan komisariatin e Vlorës pasi panë një pako me dritë, pranë së cilës ndodhej një celular pranë pallatit të Kulturës.

Ambienti u rrethua menjëherë nga forcat e policisë për të larguar qytetarët pasi shpërthimi mund të ndodhte në cdo moment dhe mund të shkaktonte dëme.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re