ilustruese
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të Maliqit.
Bëhet me dije se banesa është në pronësi të Kudret Pashollarit, i cili prej vitesh jeton me familjen në Itali.
Mësohet se si pasojë e flakëve ka dëme të shumta materiale në banesë, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së këtij zjarri.
Sakaq ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve, për të mos u përhapur edhe në shtëpi të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
/faxweb
