Disa apartamente në një pallat në ndërtim në kryqëzimin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, janë përfshirë nga flakët.
Siç shihet dhe nga pamjet e sigruara nga FaxNews, apartametet ndodhen në katet e fundit të një pallati shumëkatësh të sapondërtuar, nga dhe ku po dalin shtullunga të mëdha tymi.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që zjarrfikëset janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Mësohet se në pallat aktualisht nuk jeton asnjë familje dhe sipas informacioneeve paraprake raportohet vetëm për dëme material.
Vijon…
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
