Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Voskopojë, Peleshi niset me urgjencë drejt vendngjarjes

Korçë:
Ditën e sotme një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit me pisha në Voskopojë është përfshirë nga flakët dhe vatra e zjarrit është aktive prej disa orësh. Forcat e zjarrëfikëses dhe punonjësit e shërbimit janë në proces për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është nisur drejt vendngjarjes.

Burime bëjnë me dije se dhe një helikopoter është nisur për në këtë zonë dhe se vatra e zjarrit është e pozicionur midis fshatit Krushovë dhe Shipskë duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të zonës.

/faxweb