Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Përfundon pas 5 orësh mbrojtja e Tahirit në Gjykatën Apel

Ish-ministri Saimir Tahiri ka përfunduar mbrojtjen në seancë para Gjykatës së Apelit. Burime për Faxweb.al thonë se e ka lexuar vetë mbrojtjen me mbi 100 faqesh ndërsa është i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia. Prej 5 orësh ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit, ku është i pranishëm edhe Jaeld Cela me avokatët e tij.

Kjo është seanca e parë ku ata do të jenë së bashku, ish-shef dhe ish-vartës, pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite. Jaleld Çela në ndryshim nga Saimir Tahiri, që është dënuar me punë vullnetare ka marrë dënim me burg. Ai u dorëzua në 16 Maj të këtij viti, ndërkohë që akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të policisë së Vlorës ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi Habilaj.

 

/faxweb