Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Përfundon votimi në degën e PD-së në Berat, dalin emrat që kalojnë në fazën tjetër

 

Ka përfunduar votimi në degën e Pd-së në Berat ku janë shpallur dhe emrat që kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Njoftimi i plotë:

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë: Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI