Një person 45 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet i tipit benz në afërsi të urës së Shkumbinit në lagjen Shënkoll.

Burime për faxweb.al bëjnë me dije se i plagosuri drejtonte mjetin motor ndërsa është përplasur me një automjet duke marrë plagë të rënda. Pamjet e siguruara nga vendngjarja janë mjaft të rënda, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re