Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak momente më parë në aksiden Levan-Tepelenë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.

Fillimisht drejtuesi i motorit u plagos, por nuk mundi të mbijetojë, edhe pse u dërgua menjëherë në spital. Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Adriatik Ahmataj rreth 45 vjeç.

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore për të përcaktuar fajësinë e drejtuesit të mjetit, apo motorrit. Shoferi i makinës është ndalur dhe po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re