Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije për Fax news se sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahet prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Helena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar. Vijon….

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re