Pesë shqiptarë janë plagosur në aksidentin tragjik pas përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë.
Lajmi konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Të plagosurit ajnë jashtë rrezikut ndonëse ndodhen në spital.
Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.
Deri më tani janë 36 viktima nga tragjedia hekurudhore në Larisa, ku një tren pasagjeresh dhe një tjetër mallrash u përplasen gjatë natës.
Dhjetera përsona janë plagosur, një pjesë e të cileve ndodhen në gjëndje të rëndë.