Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e re të Rinasit, kanë mbetur të plagosur dy fëmijë.
Sipas policisë së Tiranës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:17 dhe mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.
Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15vjeçar dhe një 13-vjeçar, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.