Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Fushë-Krujë ku në rrethana ende të paqarta kanë mbetur të plagosur me thikë babë e birë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk, ndërsa të plagosur kanë mbetur Shefqet dhe Alban Stafuka përkatësisht 58 dhe 30-vjeç, ndërsa janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk janë indentifikuar autorët e ngjarjes së rëndë si dhe nuk dihet gjendja e dy të plagosurve ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë ku pritet që në minutat në vijim të ketë më tepër informacione.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re