Ilustruese

Një 30 vjeçar është plágosur me ármë zjárri, pak përpara mesnartës së djeshme pranë një lokali në aksin rrugor Burrel Tiranë. Pòlicia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që personi i plágosur është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, ku raportohet që të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i pòlicisë: Plágosi me ármë zjárri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Pòlicia autori i dyshuar i ngjarjes. Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Pòlicia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë,  pranë një lokali,  është plágosur me ármë zjárri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Pòlicia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e pòlicisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Pòlicisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e  autorit të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re