Skip to content

LAJM I FUNDIT Plagoset me armë zjarri ish-kandidati për kreun e PS-së në Durrës, ngjarja te lokali i Noizy-t

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ardit Kërtusha, ish kandidat për kreun e PS-së së Durrësit ja mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Noizy-t, reperit shqiptar, i cili ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

I riu që ka mbetur i plagosur në këmbë, ka mbajtur edhe postin e kreut të FRESSH për Durrësin.

Sipas Policisë, Kërtusha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë