Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Po drejtonte makinën, humb jetën në timon shoferi (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan.

Policia bën të ditur se shtetasi Aleksandër Zarka, duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/faxweb