Një punonjës i Bashkisë Korçë është rrëzuar pasditen e sotme, gjatë kohës që ishte duke punuar në vinç. Nga informacionet paraprake thuhet se është transportuar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë dëmtime në trup, duke thyër këmbën.

I plagosuri është shtetasi Pavli Dajko, i cili ishte duke punuar për heqjen e zbukurimeve të Vitit të Ri në qytetin juglindor.

Grupi hetimor dhe policia ndidhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re