Një ngjarje e pazákontë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë ku një makinë pólicie është përfshirë në një aksídent e për pasojë kanë mbetur të plágosur dy efektivë.
Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ndodheshin në patrullim ndërsa janë vënë në ndjékje të një mjeti por për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e tyre ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku mjeti i oficerëve të pólicisë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy efektivëve ndërsa në mjet po udhëtonin 3 efektivë.
