Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Po punonte për shtrimin e kabllorit, humb jetën një 34 vjeçar në Mirditë pasi e zuri korenti (EMRI)

Aurel Dedaj ka humbur jetën ditën e sotme në Mirditë teksa punonte për shtrimin e kabllorit.

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë  dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë,  i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb