Ilustruese

Është ndaluar nga policia e Korçës një shtetas që qarkullonte i dehur me mjetin e tij. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se shtetasi E.Gj. me detyre punonjës policie pranë burgut të Drenovës, u ndalua mbrëmjen e kaluar.

Ai s’ka pranuar të bëjë testin e alkoolit duke kundërshtuar uniformat blu. Ndërkohë që menjëherë u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë apo SHÇBA-së lidhur me rastin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko