Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Policia arreston 43-vjeçarin në Fier, transportonte me automjetin e tij kanabis të paketuar gati për shitje

Fier

Transportonte një sasi me lëndë narkotike për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet 1 pako me lëndë narkotike cannabis sativa.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariarit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve që kishin marrë për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe shoqërimin e tij për në Komisariat.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I. (A), 43 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/faxweb