Skip to content

Lajm i fundit/ Presidenti Ilir Meta thërret në takim partitë opozitare

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim të gjithë krerët e partive politike që janë në opozitë. Mësohet se takimi do të zhvillohet nesër në Pallatin e Brigadave.

Situata e krijuar pas shembjes së Teatrit, por mesa duket edhe aksioni politik i opozitës pas vendimit të Bashkisë së Tiranës priten të jenë temë e diskutimit mes palëve.

Ndërkohë, sot pasdite Aleanca për Teatrin ka lajmëruar protest, e mbështetur edhe nga vetë opozita.