Pandemia dhe pasojat që ajo ka shkaktuar në Shqipëri janë një motiv i fortë, që e kanë detyruar presidentin Ilir Meta të thërrasë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ashtu si edhe herën e kaluar, Meta nuk ka lënë pa ftuar edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Madje, ka qenë vetë Basha që e ka bërë publik lajmin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe pranimin e ftesës nga ana e Ilir Metës.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë: Presidenti, Kryeministri, Kreu i Kuvendit, Kreu i SHISH, Kryeprokurori, Kryetari i komisionit të Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Energjetikës, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Arsimit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtori i Emergjencave Civile dhe i ftuar Kryetari i opozitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re