Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të pushojë përfundimisht çështjen CEZ-DIA ku është i përfshirë biznesmeni Kastriot Ismailaj. Organi i akuzës kërkoi disa ditë më parë nga gjykata që të pushojë çështjen.

Prokurori Sajmir Hysi pretendoi se kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale dhe e nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Kastriot Ismailaj akuzohej që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it.

Kujtojmë se në tetor të 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, Alma Hicka. KLSH arriti në përfundimin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek Cez, i cili ishte pronar i 76 përqind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re