Opozita parlamentare ka bojkotuar Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutoheshin amendimet në Kodin Zgjedhor.

Ky vendim është marrë për shkak se sipas opozitës parlamentare, mazhoranca nuk do realisht hapjen e listave, dhe po bën gjithçka për të shmangur vullnetin e qytetarëve.

Deklarata e përbashkët:

Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilen gezojme sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave.

Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme.

Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi. Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re