Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Publikohet fleta e votimit për kreun e ri të PD-së, si do të votojnë demokratët ditën e diel

FaxNews ka siguruar fletën e votimit me të cilën demokratët do të votojnë për zgjedhjen e kreut të ri të partisë ditën e diel.

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike në shortin e hedhur më datë 3 qershor vendosi renditjen e katër kandidatëve në garë si pë poshtë:

1.Fatbardh Kadilli

2.Edith Harxhu

3. Agron Shehaj

4.Lulzim Basha

Zgjedhjet pritet të mbahen ditën e diel, ndërkohë që vetëm ditën e sotme u bënë publike listat e anëtarësisë me të drejtë vote.

Kujtojmë se humbja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, ka bërë që Partia Demokratike të futet në një proces zgjedhor të brendshëm, me fraksione dhe grupime të ndara që kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit Basha dhe respektimin e statutit.