Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri pranë banesës së tij, humb jetën qytetari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një shtetas me inicialet G.M ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij.

I ndjeri nuk mundi të përballonte plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ndërkohë nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes, policia po merret me shqyrtimin e rrethanave që çuan në këtë situatë.

Njoftimi i Plotë

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb