Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka reaguar pak pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për ti hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit Veton Surroi.

Rama e cilësoi këtë vendim si lajthitje kolektive, ndërkohë që Gjici shton se ishte një veprim i nxituar dhe se kërkon ndjesë për këtë vendim.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.”- shkruan Gjici.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re