Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihen punonjësit e Policisë, duke shkuar derë më derë te personat e prekur me Covid 19, të cilët nuk duhet të dalin nga banesa e tyre.

Postimi i Ramës:

Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha🙏

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/599391410976365/?t=4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re