Kreu i qeverisë Edi Rama është duke mbajtur një fjalim pas takimit me familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 dëshmorët e protestës paqësore të 21 Janarit.

Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10-vjeçar, në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.  

21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve, dhe përtej plagës së madhe që hapin në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko