Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Reforma zgjedhore dhe ndryshimet Kushtetuese, Meta thërret në presidencë ambasadorët e BE-së

Presidenti i vendit Ilir Meta ka thërritur në një takim në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të BE-së.

Mësohet se në takim me Metën në Presidencë janë ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.

Takimi i Metës me ambasadorët në presidencë vjen një ditë pas kalimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit, për Reformën Zgjedhore, që ka qenë dhe një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave me Shqipërinë, dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të Integrimit të vendit.

Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti Meta priti në një takim në zyrën e tij dhe ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ndërkohë që tema e diskutimit të tyre mbeti e pazbardhur prej zyrave të shtypit të institucioneve respektive.

Vijon…

/faxweb