Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ditën e sotme se janë shëruar 230 qytetarë nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077 persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re