Kryeqyteti është përfshirë nga një mot i keq dhe reshje të dendura. Si pasojë, në shumë zona të Tiranës është ndërprerë energjia elektrike dhe qytetarët kanë mbetur në terr.

Ende nuk dihet konkretisht se ku ka ndodhur defekti, por situata duket mjaft e rëndë.

Qytetarët kanë raportuar në TPZ.al, se pjesa më e madhe e Tiranës ndodhet në terr, duke përshirë lagjen e njohur si 21-shi, ish bllokun, zona e Yzberishtit, Kodra e Diellit, etj.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga OSHEE.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re