Janë rikthyer zjarret në vend ndërsa mbrëmjen e sotme raportohet se në zonën e Ksamilit në Sarandë, një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi është përfshirë nga flakët.

Mësohet se nën flakë ndodhet një ullishte, ndërsa  punonjësit e zjarrfikëses janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Zjarri ka përfshirë një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit në vendin e quajtur Qafa e Hartës e cila në vitet e komunismit ka qenë ullishte.

Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re