Linja e rregullt e fluturimeve ajrore Tiranë-Athinë dhe anasjelltas do të rinisë në datën 15 qershor.
Ky është lajmi I rëndësishëm që ka dhënë për të gjithë qytetarët e interesuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lëvizjet me avion për linjën me Greqinë nga Rinasi do të kryhen sipas marrëveshjes dypaleshë mes dy vendeve dhe bazuar në protokolle sanitare të rrepta.
Vendimet e marra nga të Qeveritë e të dy vendeve për rinisjen e fluturimeve parashikon edhe zbatimin e protokolleve të rrepta të sigurisë kunds Covid, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.
MIE bën më dije se njohja paraprake me këto protokolle sanitare dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, do të rrisë sigurinë por edhe do të shërbejë për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.
“Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, bën të ditur Ministria..
