Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dalë për herë të dytë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me procesin zgjedhor që po mbahet në 6 Bashki të vendit.

Celibashi konfirmoi faktin se 3 qendra votimi në Shkodër nuk janë hapur, për shkak të pamundësisë së komisionerëve për të mbërritur, pasi rruga ka qenë e bllokuar nga bora. Kjo mund të rrezikojë përsëritjen e zgjedhjeve, në tërësi për Bashkinë e Shkodrës.

Në rast se në rezultatin final të 3 kandidatëve të Shkodrës do të ketë një diferencë më të vogël se ajo prej 1300 votash, që ka pasur votues në 3 qendrat ku është anuluar votimi, atëherë zgjedhjet do të duhet të përsëriten në të gjithë Bashkinë e Shkodrës.

Pra fituesi që të jetë legjitim duhet të ketë më shumë se 1300 vota nga vendi i dytë.

“Në 3 qendra votimi nuk ka filluar dhe nuk ka vazhduar procesi i votimit, në këto 3 qendra ka qenë e pamundur që të shkonin anëtarët në vendin ku janë caktuar qëndrat e votimit. Aty votimi konsiderohet i mbyllur.

13% e problematikave, lidhen me kamerat, 70% është paisja PAY, dhe 15 cështje që kanë të bëjnë me ndërhyrjet zgjedhore”, tha Celibashi.

Sa i takon bashkisë ku janë ndeshur problemet më të mëdha, Celibashi tha se ajo është Shkodra, ku padyshim mungesa e energjisë, dhe moti i keq, kanë sjellë defekte teknike te mjetet e identifikimit elektronik, apo te kamerat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re