Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Rritet numri i viktimave në Fier, vdes një tjetër pacient nga koronavirusi 

 

Një pacient ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga koronavirusi pasditen e sotme në Fier. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se është vëllai i kreut të shoqatës së Gjuetisë, Themi Perri. Familja e tij lajmëroi se humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.

I ndjeri kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, leucemi dhe prej 3-4 ditësh ishte i shtruar në Tiranë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Themi Perri me një shkrim në Facebook ku thotë:

“Për miqtë, shokët dhe të afërmit e mi. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë me sëmundje Covid-19 vëllai im i shtrenjtë Lili Perri. Shpirti i tij u prehtë në paqe.”

Me këtë rast, numri i viktimave në Fier shkon në 7.