Rudina Hajdari ka deklaruar se ajo do jetë kandidate dhe kryesuese e listës së ‘Nismës’ në Qarkun e Elbasanit.

Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ‘Nisma’ do konkurojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standarteve europiane.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re