Skip to content

LAJM I FUNDIT/ SHBA distancohet nga Ilir Meta, që u shfaq me flamurin amerikan në protest: Nuk kemi lidhje me të

SHBA është distancuar nga Ilir Meta, pasi ky i fundit në fund të protestës është shfaqur duke valëvitur flamurin amerikan.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan se SHBA, nuk ka asnjë lidhje me protestën e Metës.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm.

Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se, ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruan ambasadorja Kim.