Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Në reagim thuhet se Lulzim Basha Meriton respekt për këtë vendim dhe SHBA do të punojë më ngushtë se kurre me të dhe PD-në, pas këtij vendimi.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt.

Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re