Besim Boçi, Shefi i ORL tek spitali Francez ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja e tij është përkeqësuar, ndërsa burime bëjnë me dije se është dërguar me urgjencë për në Turqi.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e ka shoqëruar në udhëtim, ku shefi i ORL pritet të marrë trajtim më të specializuar. Mbetet ende e paqartë se si u infektua dhe prej sa ditësh vuante nga sëmundja.

Nuk është ky rasti i parë që niset drejt Turqisë për tu trajtuar nga Covidi. Para pak kohësh, deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi u dërgua në Turqi ku fitoi edhe betejën me Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re