Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Sherri me 39-vjeçarin në Paskuqan, punonjësi i policisë së burgjeve nuk përmbahet dhe nxjerr pistoletën. Policia jep detajet

Një punonjës i policisë së burgjeve nuk ka kontrolluar dot nervat dhe gjatë një konflikti të çastit në Paskuqan, ka goditur me tytën e pistoletës shtetasin e identifikuar me inicialet A.D., 39 vjeç. Punonjësi i identifikuar me inicialet L.M., është shoqëruar për në polici ndërsa i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe pas mjekimit është kthyer në banesë.

Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb