Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një konference për mediat deklaroi se vendimi për shkarkimin e Ardian Dvoranit ishte një vendim pozitiv.

“Vendimi i djeshëm është i vonuar por është pozitiv, dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Për presidentin e Republikës nuk kanë qenë asnjëherë të rëndësishëm individët, për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i kushtetutës.”-tha Meta.

I pyetur nëse do të dekretojë zgjedhjet edhe lokale edhe të përgjithshme Meta tha se do të respektojë kushtetutën.

“Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve. E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore.”- tha Meta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re