Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar regjisori Altin Basha.  Ky i fundit u largua pak kohë më parë nga programi i humorit ‘Portokalli’, pas përplasjeve të vazhdueshme me drejtuesit e televizionit, por edhe mes vetë trupës së aktorëve.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re