ilustruese

Dy mjete janë shkrumbuar nga flakët në Elbasan, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ”11 Nëntori”. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një prej mjeteve të djegura, tip ”volvo” është në pronësi të shtetasit Daniel Duka, ndërsa mjeti tip ford fokus në pronesi të Aleksandër Bragjecit.

Burime nga grupi hetimor thonë se djegia e mjeteve ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e ngjarjes. Makinat kanë qenë të parkuara pranë ngjëra tjetrës, dhe derimë tani nuk dihet ende se cila prej tyre ka qenë objektivi i autorëve.

Për momentin nuk ka njjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen. Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re